Gjermania: Sulmi i Hamasit kundër Izraelit është si “11 shtatori për amerikanët”

Gjermania: Sulmi i Hamasit kundër Izraelit është si “11 shtatori për amerikanët”

Annalena Baerbock, ministrja e jashtme gjermane ka deklaruar se sulmi i Hamasit kundër Izraelit është si “11 shtatori për amerikanët”, ndërsa siguroi se do të bëhej çdo lloj përpjekje për të liruar pengjet.

 “Jam në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga rajoni dhe me persona që kanë komunikime të drejtpërdrejta me Hamasin. Ne po përpiqemi me gjithçka, por me një organizatë terroriste si Hamasi, sigurisht që është gjithçka, veçse e lehtë.

Është një lojë e poshtër. Pengjet do të përdoren si mburoja njerëzore, ashtu si popullata civile”, tha Buerbock në një intervistë në kanalin ARD të televizionit publik gjerman, dhe përsëriti se siguria e Izraelit është një prioritet kryesor për Gjermaninë dhe Europën.

Duke iu referuar sulmeve nga Hamasi, Analena Buerbok tha se ka raportime për “përdhunime dhe masakra edhe të fëmijëve të vegjël në Izrael” dhe vuri në dukje se nuk ka familje në vend që nuk ka dikë të prekur nga situata.

“Gjermania dhe partnerët e saj europianë po përpiqen t’ua bëjnë të qartë shteteve të Gjirit se terrorizmi nuk ka vend në rajon. Ne po flasim më të gjithë të përfshirët. Kjo është diplomacia e krizës për t’i dhënë fund gjakderdhjes së tmerrshme”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button