Gjigandët e Premier Ligës, në gjah pas mbrojtësit të Bajern Munihut

Kur bëhet fjalë për mbrojtës cilësore në krahun e majtë të fushës, padyshim emri i parë që na vjen në mendje është ai i “bavarezëve” të Bajern Munihut, Alfonso Dejvis, me kanadezin, që deri më tani ka arritur të shkëlqejë me fanellën e “rekordmenëve” gjermanë.

Megjithatë, vetë talenti i mbrojtjes ka shprehur pëlqimin e tij për “galaktikët” e Real Madrid dhe pritet që shumë shpejt “gjigandët” spanjollë të bëjnë një ofertë për 22-vjeçarin, mirëpo “Los Blankos” nuk janë i vetmi ekip që interesohen për të.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave të huaja, “pistoni” kanadez është gjithashtu dhe në “radarët” e “gjigandëve” të Premier Ligës, Man. Siti dhe Çellsi të cilët presin merkatos së verës së ardhshem për të mësuar përfundimisht destinacionin e ri të kanadezit

LEXO EDHE:

Back to top button