Hoze Murinjo: Roma nuk ka fantazi pa Dibalën

Roma ia doli të fitonte me shifrat 4-0 në ndeshjen e Ligws Europa ndaj zvicerianëve të Servetit. Megjithatë, rezultati nuk kënaq trajnerin Hoze Murinjon.
Portugezi në konferencën pas ndeshjes nuk ngurroi të kritikonte të tijtë duke theksuar se pjesa e parë ishte e interpretuar keq. Nga ana tjetër, Murinjo u shpreh se ekipi humbet shumë fantazi në momentin që Paulo Dibala nuk është në fushë.
“Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak, nuk kishte reagim në momentin që humbisnim topin. Skuadra kishte një sjellje sikur do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk ishte kështu. Pati një moment kur kundërshtari e mbajti topin për më shumë se një minutë dhe ne ishim shumë pasiv. Në pjesën e dytë shtuam intensitetin dhe kjo më pëlqeu.
Dibala?
Kur luajmë pa atë humbasim fantazinë në fushë. Ka shumë ndryshim kur nuk e kemi Dibalën dhe kjo është e dukshme në fushë”, u shpreh Murinjo.