Gjigandi i veturave po përpiqet të shesë një fabrikë në Rusi, në hapjen e së cilës mori pjesë edhe Putin

Është një fabrikë në Kaluga, në jugperëndim të Moskës, ku prodhimi është ndalur për shkak të sanksioneve të vendosura nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke qenë se edhe tani, pas disa muajsh lufte, nuk ka asnjë mundësi për normalizim të marrëdhënieve, duket se Volkswagen është gjithnjë e më i prirur për të shitur fabrikën.

Frankfurter Allgemeine Zeitung raportoi se shitja e fabrikës që Volkswagen hapi në 2009 është gjithnjë e më e mundshme.

Vladimir Putin personalisht e zbukuroi hapjen me praninë e tij, duke vlerësuar “prodhimin patriotik” të modeleve si VW Tiguan dhe Škoda Octavia. Një menaxher i paidentifikuar i fabrikës, i afërt me drejtuesit e Volkswagen, së fundmi u tha atyre se me çdo fazë të re të përshkallëzimit, gjasat që ata të fillojnë prodhimin në kohën e duhur zvogëlohen.

Volkswagen tha për Automotive News Europe se ata aktualisht janë duke shqyrtuar disa skenarë të ndryshëm në lidhje me fabrikën në Rusi. Vendimi përfundimtar nuk është marrë, por duket se shitja e fabrikës është zgjidhja më e thjeshtë. Një burim i paidentifikuar pranë menaxhmentit të Volkswagen tha se ekziston një vullnet i qartë për t’u tërhequr nga vendi.

Për të kujtuar, Volkswagen më parë mbylli fabrikën në Nizhny Novgorod që menaxhohej nga GAZ. Rreth 4200 punëtorë ishin të punësuar në fabrikën në Kaluga dhe ishte rezultat i një investimi prej një miliard eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button