“Gjigantët” e futbollit anglez vihen pas Benaserit të Milanit

Ismael Benaser vazhdon të tërheqë vëmendje në Premier Ligë me performancën e tij, ku Man. Siti dhe Arsenali do të tentojnë ta rrëmbejnë atë nga Milani.

Në lojë është një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh e vendosur nga kontrata e re dhe të cilën dy klubet angleze duket se janë të gatshëm ta paguajnë.

Sipas “Football Transfer”, nuk dihet ende nëse një nga këto dy klube të interesuara kanë bërë hapin konkret, por kontaktet janë në vazhdim e sipër. Me fanellën e Milanit, Benaser ka zhvilluar 144 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 9 të tillë./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button