Luis Kampos, perferon Murinjon para Zidanit

PSZH dëshiron të përshpejtojë procedurat me Hoze Mourinjon, i cili, sipas “RMC Sport”, është i interesuar për PSZH-në. Për të zëvendësuar Galtier pas sezonit zhgënjyes të parisienëve, pak trajnerë janë kontaktuar zyrtarisht, drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Luis Kampos, drejtori sportiv i PSZH-së, ka folur me agjentin e Mourinjos për një transferim të mundshëm në Paris verën e ardhshme. Sipas burimeve të mësipërme, në rrethinat e trajnerit portugez, ata mohojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë mes tij dhe Kampos.

Megjithatë, negociatat u zhvilluan mes Kamposit dhe agjentit të trajnerit portugez, Horhe Mendes. Mourinjo është i preferuari i Kamposit, duke saktësuar se Emiri i Katarit, pronari i klubit, ëndërron Zidanin, por negociatat janë komplekse.

LEXO EDHE:

Back to top button