Referi spanjoll do të drejtojë derbin e madh Milan-Inter

Ndeshja e parë mes Milanit dhe Interit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të drejtohet nga gjyqtari spanjoll, Hesus Zhil Manzano. Ai do të ndihmohet nga ndihmësit Diego Barbero dhe Angel Nevado.

Hoze María Sançez, është gjyqtari i katërt, ndërsa në VAR do të jetë Huan Martinez Munuera, me Alejandro Hernandez në VAR.

Milan – Inter zhvillohet më 10 maj (e mërkurë), nga ora 21:00. Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni është ajo ndërmjet Real Madridit dhe Man. Sitit, e cila zhvillohet të martën.

LEXO EDHE:

Back to top button