Gjigantët e Italisë shfaqin interes për “bomberin” shqiptarë

Armando Broja është rikthyer përsëri në qendër të merkatos. Napoli është shfaqur në skenë duke treguar interes për sulmuesin e Çellsi dhe e sheh si idealin për të qenë zëvendësuesi i Viktor Osimhen. Edhe pse De Laurentis e mohoi, Osimhen është lidhur shumë me një largim nga Italia gjatë verës, ku Çellsi, Man. Junajted dhe PSZH kanë interes për nigerianin.

Çellsi mund të bërë që interesimi i Napolit për Brojën të kthehet në favor të tyre, duke ditur që kartoni i Osimhen kushton mbi 100 milionë euro, anglezët do të ishin të gatshëmn të ofronin kartonin e Brojës për të reduktuar pak vlerën e sulmuesit nigerian të Napolit.

Sipas “Il Matino”, Napoli është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën.  Pala italiane ka identifikuar sulmuesin e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin e mundshëm të Osimhen, nëse ky i fundit largohet. Broja aktualisht është i dëmtuar dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij kur të kthehet, pasi jo shumë lojtarë kanë mundur të rikuperohen dhe të jenë në formën e tyre më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button