Gjimshiti: Fitojmë se kemi eksperiencën dhe të rinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është e detyruar që të fitojë dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grupin të katërt në Ligën C, të Ligës së Kombeve. Mbrojtësi i Atalanta-s, Berat Gjimshiti, beson se ekipi i grumbulluar, me eksperiencën e duhur dhe futbollistët e rinj, mund të arkëtojë maksimumin në këtë përballje dhe Shqipëria të ndalet në vendin e parë të grupit. Përballja Shqipëri-Kazakistan, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Air Albania” në orën 18.00.

“Besimi është i madh dhe kjo është te të gjithë lojtarët e ekipit, sepse e dimë se kemi cilësi në shumë lojtarë si ata me eksperiencë si dhe ata që kanë ardhë me moshë të re, si Çepele që janë lojtarë të rinj në moshë. Besoj se mund të marrim maksimumin, nëse bëjmë dy ndeshje të mira dhe ashtu siç i organizojmë për ti fituar ndeshjet“, u shpreh Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button