UEFA: Maqedonia në fazën kryesore

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nuk udhëtoi në Shkup për sfidën e balotazhit për kualifikimin në fazën kryesore të eliminatorëve para Kampionatit Evropian në futsal. Më 8 dhe 9 nëntor, përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal, duhej të përballej me Anglinë, mirëpo për shkak të pandemisë “Covid 19”, mysafirët vendosën që mos të udhëtojnë, ndërsa Maqedonia fiton rastin që të kualifikohet pa zhvilluar asnjë sfidë. Në faqen zyrtare të UEFA, që të dy përballjet janë regjistruar me rezultat zyrtar 5-0 për Maqedoninë. Kjo e fundit do të jetë në Grupin e katërt eliminator për Kampionatin Evropian, së bashku me Rumaninë, Serbinë dhe BeH.

LEXO EDHE:

Back to top button