Budva, boksierët e rinj mësojnë kundërshtarët

Përfaqësuesja e Maqedonisë me 3 boksierë do të merr pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj, i cili po zhvillohet në Budva të Malit të Zi. Boksierët e rinj, pas hedhjes së shortit, mësuan kundërshtarët. Në kategorinë deri më 64 kg, Ilhan Ozmen, pa luftë kalon në raundin e dytë, ku do të përballet me fituesin e përballjes në mes Vinsentus nga Rumania dhe Gallustjanit nga Armenia. NAjhan Ozmen, në kategorinë deri më 75 kg, për kundërshtarë ka Santiago Selimaj nga Shqipëria. Ndërkohë boksieri shqiptarë Ardian Azemi, në kategorinë deri më 91 kg, për kundërshtarë në raundin e parë do të ketë Jakub Starzhevskin nga Polonia.

LEXO EDHE:

Back to top button