Ndërroi jetë Nexhati Memeti, fotografisti më i vjetër i Kumanovës

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare fotografisti më i vjetër nga Kumanova, Nexhati Memeti. Vitin e fundit, sipas familjarëve të tij, Memeti ka vuajtur nga një sëmundje në veshkë.  Dekadën e fundit, Memeti ka jetuar dhe vepruar në diasporë, respektivisht në Belgjikë.

- Advertisment -

Në qytetin e Kumanovës Memeti njihet si intelektual i shquar dhe pasionant i fotografisë. Fotografitë e tij të cilat kanë bërë gjiro në mbarë kombin, sot e kësaj ditë janë të vendosura si vepra profesionale nëpër institucionet relevante të vendit dhe më gjerë. Profesionin e tij e kishte ushtruar për shumë vite edhe në vende të ndryshme të Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button