Gjokoviq favorit, Cicipas mbron titullin

Turneu i fundit Masters në tenis, do të zhvillohet në palestrën sportive “O2” në Londër, gjatë ditës së diel. Janë mësuar edhe grupet e garuesve, ndërsa favorit për të fituar titullin janë: Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadal. Mbrojtësi i titullit, Stefanos Cicipas, është në grupin e nëjtë me Nadallin, Dominik Tiemin dhe debutuesin Andrej Rublov. Ndërkohë numri një i botës, Novak Gjokoviq do të jetë në grupin tjetër së bashku me Danil Medvedev, Aleksandar Zverev dhe Diego Shvarzman. Nikoqir i ardhshëm i këtij turneu do të jetë Torino dhe kjo do të jetë hera e parë, pas vitit 2009, që ndryshohet vendi organizator. Turneu që kap vlerën prej 5.7 mln dollarë, nis të dielën, ndërsa finalja do të zhvillohet më 22 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button