Gjimshiti: Golat e shënuara ndaj Spezias, tregojnë se jemi në formë të mirë

Të martën do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Atalanta do të përballet me Jang Bojs në transfertë. Klubi italian do kërkojë kualifikimin në një grup ku gjendet së bashku me Man. Junajted dhe Viljareal.

Në konferencë për shtyp mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, theksoi se kundër skuadrës zviceriane do të jetë një ndeshje e vështirë, por i motivon fakti që kundër Spezias në kampionat arritën të shënonin plot 5 gola.

“Do të luajmë si gjithmonë, do të shkojmë për të fituar ndeshjen. E dimë që do të ketë vështirësi, do të luajmë edhe në një fushë me bar sintetik. E dimë që do të jetë e vështirë dhe provuam edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre, por do të kërkojmë të luajmë më mirë. Të shënonim 5 gola kundër Spezia ishte një sinjal i mirë, këtë vit nuk ka ndodhur shpesh dhe na jep shumë besim.

Jam i bindur që do të shkojmë në Zvicër për të bërë një ndeshje të madhe.

A do të kushtëzohemi nga rezultati i ndeshjes mes Viljareal dhe Man. Junajted? Nuk besoj, ne do të zbresim në fushë dhe do të japim maksimumin për të fituar. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse marrim pikët tona, atëherë kalojmë grupin dhe me këtë mentalitet duhet të luajmë”, deklaroi Gjimshiti.

LEXO EDHE:

Back to top button