Gratë nuk duhet të jenë pjesë e dramave afgane!

Prodhimet kinematografike, pjesë e së cilave janë gratë, nuk do të transmetohen më në televizionet afgane.

Talebanët, që kanë marrë tashmë kontrollin e plotë të vendit, kanë publikuar rregullat e reja një ditë më parë, ku ndër të tjera kërkojnë që gazetaret të mbajnë hixhab.

Ministria po ashtu ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e filmave, komedive apo programeve argëtuese që “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talebanët Ligjin islamik.

Secili film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet, ashtu sikurse prezantimi i burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit.

Prej rikthimit në pushtet, talebanët kanë prezantuar rregulla rreth asaj se çfarë të veshin gratë në universitet, ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe kanë vënë ndalesa për gratë që punojnë në sektorin civil.

LEXO EDHE:

Back to top button