Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 74 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për makina të paregjistruara si dhe 3 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button