Gjobiten 201 vozitës në Shkup, 88 për tejkalim të shpejtësisë
Gjobiten 201 vozitës në Shkup, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 201 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 88 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për tejkalim të parregullt.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe tre të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. /Alsat.mk