Gjoka: Fiton ekipi që bën më pak gabime

Skuadra e Shkëndijës janë vendosur në qytetin Botoșani në Rumani ku të enjten do të zhvillojmë ndeshjen e raundit të dytë të eliminatoreve të Ligës Europa. Pak para seancës zyrtare stërvitore në “Botoșani Municipal Stadium”, trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai para mediave folën për pritjet e Shkëndijës nga kjo përballje.

Ernest Gjoka: “Dihet se kemi vetëm një ndeshje në Europë dhe ne jemi përgatitur për një kundërshtarë si Botoșani, duke pas parasysh analizën dhe duke patur parasysh se kush është Botoșani. Themë që jemi përgatitur seriozisht për pikat e forta të ekipit kundërshtarë por edhe në ato pikat delikate që ato kanë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, do të jetë përballje e luftuar dhe mendoj se skuadra që do të bëjë më pak gabime në fund do të fitojë ndeshjen”.

Egzon Bejtullai: “Gjithë kampionatin vendor ne luftojmë të kapim vendin e parë dhe ndeshjet e Liga Evropës janë motiv shtesë për gjithë ne. Mendoj se Botoșani ka ekip të mirë, ne i respektojmë maksimalisht, mirëpo e dimë se Shkëndija çdohetë kërkon rezultat pozitiv. Jemi në kohë pandemie dhe është e pamundur të kemi ndeshje kthimi dhe ne ndeshjen duhet ta luajmë këtu në Rumani. Ne kemi analizuar Botoșanin dhe gjithë javën jemi përgatitur maksimalisht. Ne lojtarët duhet të përmbushim detyrat që na ka dhënë stafi teknik dhe mendoj se nëse bëjmë këtë do t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv”.

Përballja e raundit të dytë në Ligën Evropa në mes Botosanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjtën, 17 shtator, në orën 17.45.

LEXO EDHE:

Back to top button