Gjokoviç, i pavaksinuar nuk hyn dot në Amerikë

Tenisti serb Novak Gjokovic edhe pse disa ditë më parë ishte hedhur në short, nuk do të luajë në turneun Masters të “Indian Uells”-it, që nisi sot në Amerikë. Shkak është bërë moskryerja e vaksinës anti-Covid, masë e detyrueshme për të hyrë në Amerikë. Vendin e Gjokoviçit në këtë turne e ka zënë bullgari Grigor Dimitrov.

“Edhe pse isha përfshirë në listën e pjesëmarrësve dhe isha në short, e dija që do të ishte e pamundur të udhëtoja për në Amerikë. Rregullat për personat e pavaksinuar nuk kanë ndryshuar, andaj nuk do të luaj në Indian Uells”, u shpreh tenisti serb, që prej dy javësh ka lënë kreun e renditjes botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button