Lavrov flet pas takimit me homologun ukrainas: Dakordësi vetëm për çështjet humanitare

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me homologu e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Turqi tha se të dy kanë rënë dakord për korridoret humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

“Folëm për çështjet humanitare dhe shpjeguam masat që po ndërmerr ushtria jonë në teren për të lehrtësuar fatin e civilëve që e gjetën vetën peng”, tha ai.

Lavrov përsëriti pretendimet ruse se “civilët po përdoren si pengje” nga ato që ai i përshkroi si “të ashtuquajtura forca të mbrojtjes territoriale”. Ata po përdoren “si mburoja njerëzore”, tha ai.

Lavrov thotë se Rusia po vazhdonte të operonte korridoret humanitare për civilët.

LEXO EDHE:

Back to top button