Gjokoviçi në një ekip me Nadallin dhe Federerin!

Në turneun e “Laver Cup”, që do të zhvillohet më datat 23-25 shtator në “O2 Arena” të Londrës do të luajë edhe serbi Novak Gjokoviç. Bashkë me të, në skuadrën e Europës ka hyrë edhe britaniku Endi Marej. Më herët, në skuadrën e Europës ishin konfirmuar edhe tenistët Roxher Federer e Rafael Nadal, duke bërë që “big four” të jenë për herë të parë në historinë e tenisit në një ekip.

Në edicionin e pestë të këti eventi që është ideuar dhe organizuar nga Federer, do të mblidhen kështu disa nga ikonat e këtij sporti.

Në “Laver Cup” luajnë mes tyre në një ekip tenistët më të mirë të Europës, ndërsa në skuadrën tjetër janë tenistët më të mirë nga bota.

“Jam entuziast që i bashkohem sërish ekipit të Europës në ‘Laver Cup’. Është turneu i vetëm ku mund të luash në një ekip me tenistë të tjerë që zakonisht i ke rival. Do të jem në një ekip me Rafael, Roxher e Endin, tri rivalët e mi më të mëdhenj, andaj e konsideroj këtë një moment unik në sportin tonë”, tha Gjokoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button