Gjorçe Petrov, 119 gjoba për shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit janë shqiptuar gjithsejtë 119 gjoba, dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 për vozitje në gjendje të dehur, 11 për kalim në të kuqe në semafor, 16 për përdorim të telefonit dhe 7 për mosvënien e rripit të sigurisë. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button