Gjorgiev: Rekomandimet për tekstet shkollore nuk prekin çështje identitare

Gjorgiev: Rekomandimet për tekstet shkollore nuk prekin çështje identitare

Identitetet në mesjetë dhe identitetet aktuale kombëtare nuk duhet të ndërlidhen absolutisht. Besnikëria në mesjetë është ndaj mbretit dhe kishës dhe nuk ka besnikëri ndaj kombit dhe popullit, tha për “Sitel” Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë.

“Për këtë periudhë është e rëndësishme të respektohen vlerat universale dhe të insistohet që në nderimin e personave të asaj kohe të përfshihen jo vetëm Maqedonia dhe Bullgaria, por edhe kombet e tjera.

Prandaj rekomandimet që janë miratuar për kremtimet e përbashkëta dhe për tekstet shkollore në Maqedoni dhe Bullgari nuk prekin fare çështje identitare”, tha Gjorgiev .

Ai shtoi se është e palogjikshme të ndërlidhet identiteti i sotëm me identitetin e popujve që kanë jetuar këtu në antikitet.

LEXO EDHE:

Back to top button