Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesat e Boki 13 dhe Katica Janevës

Gjykata e Apelit mori vendim me të cilin konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë për rastin “Reket”, 9 vite burg për Bojan Jovanovskin dhe 7 për Katica Janevën. Ankesat e tyre i hodhi poshtë si të pabaza. Jovanovski dhe Janeva për momentin janë në arrest shtëpiak. Të njëjtit kanë edhe një mundësi ta anulojnë vuajtjen e dënimeve me burg, duke dorëzuar ankesë pranë gjykatësit për shqiptimin e sanksioneve. Pikërisht ky gjykatës duhet ta saktësojë datën kur Jovanovski dhe Janeva duhet të fillojnë ta vuajnë dënimin me burg dhe nëse ka kushte për ta anuluar shkuarjen në burg.

LEXO EDHE:

Back to top button