Ngrohja globale: Shkencëtarët tregojnë kush ka më shumë faj, burrat apo gratë

Shpenzimet e burrave shkaktojnë 16% më shumë emetime që ngrohin klimën se sa gratë, pavarësisht që shuma e parave është e ngjashme, ka gjetur një studim.

Dallimi i madh ishte se burrat shpenzojnë më shumë benzinë dhe naftë për veturat e tyre.

Dallimi gjinor në emetimet është studiuar fare pak, me hulumtuesit që thonë se, kjo është e rëndësishme në mënyrë që të mposhtet kriza klimatike, raporton Guardian.

Analizat krahasuan burrat dhe gratë ‘single’ në Suedi dhe zbuluan që ushqimet dhe festat shkaktojnë më shumë se gjysmën e të gjitha emetimeve edhe për gratë edhe për burrat.

“Mënyra se si njerëzit shpenzojnë është sipas stereotipeve – gratë shpenzojnë më shumë para në dekorimet shtëpiake, shëndet dhe rroba ndërsa burrat shpenzojnë në karburante, në ngrënien jashtë shtëpisë, alkool dhe cigare.” – tha Annika Carlsson Kanyama, hulumtuese që udhëhoqi këtë studim.

LEXO EDHE:

Back to top button