Gjykata e Apelit liron nga burgu i Shutkës Dragi Rashkovskin dhe e dërgon në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit vendosi që Dragi Rashkovski, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë të shkojë në arrest shtëpiak. Paraprakisht Prokuroria publike e lartë dha mendim pozitiv ndaj kërkesës Rashkovski të dalë nga burgu i Shutkës. Ai ka ofruar garanci prej gjysmë milioni euro. Rashkovski pas grilave është nga 21 prilli. Ai akuzohet për blerjen e softuerit derisa ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa sipas Prokurorisë për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, përmes furnizimeve publike që i ka bërë ai, është shkaktuar dëm ndaj buxhetit prej rreth 180 mijë euro. Qeveria e anuloi marrëveshjen e Rashkovskit për blerjen e softuerit për provime të institucioneve shtetërore.

LEXO EDHE:

Back to top button