Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

GJKKO ka vendosur me kërkesë të SPAK, të sekuestrojë pasuritë e Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj, Fatime Kryemadhi, rrjedhimisht ish-vjehrra e kreut të PL, Ilir Metës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë GJKKO përmes një njoftimi, ku thuhet se janë sekuestruar dy Rezidenca te ‘Kodra e Diellit’, me sipërfaqe të konsiderueshme. Sipas njoftimit të GJKKO, ‘Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.’ Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në paraburgim për korrupsion dhe Monika Kryemadhi është nën masën ‘detyrim paraqitje’. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit. Në letër Meta u bën thirrje mbështetësve që të nisin protestat para SPAK, për të denoncuar manipulimet që sipas tij, janë bërë në dosjen kundër tij. Ai i ka kërkuar gjithashtu anëtarësisë së partisë që të shumëfishojnë aktivitetin e tyre, në mënyrë që sipas tij, të ‘çmontojnë’ qeverinë e kryeministrit Edi Rama. /Alsat.mk