Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë ankesën

Gazetare: Albina Ramadani

Gjykata Kushtetuese pas një debati të gjatë nuk arriti të votoj për nismën e të Majtës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Kodit Zgjedhor gjegjësisht programit të paguar politik. Gjykatësi Osman Kadriu propozoi që gjykata të shqyrtoi nenet e Kodit Zgjedhor ashtu siç kishin kërkuar nga E Majta, por nuk pati mjaftueshëm gjykatës për ta mbështetur atë. Pika vazhdon të mbetet e hapur. E Majta si inicuese e nismës vlerëson se gjatë fushatave zgjedhore i bëhet padrejtësi në ndarjen e buxhetit për program të paguar politik dhe ndarjen e hapësirës televizive për reklamim.

“E majta kërkoi dhe kërkon akses të barabartë në hapësirën mediatike, në reklamat në portale, si dhe tabela reklamuese. Kjo nuk është mëkat, por duhet të pyesim veten pse kemi një Qeveri që përpiqet të imponojë autoritarizmin e saj si normë”, deklaroi Amar Micinoviq, E majta.

Gjykatësit nuk vepruan mbi propozimin pasi sipas tyre kjo vendos në ngrirje cdo reklamim politik deri në vlerësimin e kushtetutshmërisë.

“Pasojat që i shkaktojnë këto dispozita që atëherë dhe deri më sot, në secilin cikël zgjedhor, këto norma kur zbatohen lënë pasoja serioze. E drejta zgjedhore është materie e gjallë dhe kur e njëjta dispozitë zbatohet në dëm të aktorëve politik, atëherë si mund të themi se s’kemi zhvillime të reja”, tha Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se me nisjen e procedurës do të bllokojmë çfarëdo reklamimi të paguar politik dhe në kushtet kur vështirë arrihet konsensus për ndryshimin e kodit zgjedhor, me nismën tonë eventuale për të filluar procedurë do të lëmë një hapësirë që nuk do të jetë e rregulluar dhe nuk do të ekzistojë reklamimi i paguar politik”, theksoi Ana Pavllovska – Daneva, Gjykatëse Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e la të hapur shqyrtimin e nismës së së Majtës, pa caktuar afat se kur do të vazhdojë seanca dhe se kur do të merret vendimi përfundimtar./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button