Gjykata Kushtetuese me përbërje të përgjysmuar

Gazetar: Igor Stefanovski

Ende nuk dihet kur do të bëhet zgjedhja e gjykatësve të ri kushtetues. Edhe pse javën e ardhshme përfundon mandati edhe i njërit prej gjykatësve kushtetues, në Kuvend nuk është caktuar asnjë seancë për zgjedhjen e gjykatësve të ri, shkruan Alsat.

Në Gjykatën Kushtetuese mungojnë katër gjykatës dhe tani gjykata punon me pesë nga nëntë gjykatës. Se sa do të zgjasë kjo situatë, e cila vështirëson rëndë punën e Gjykatës Kushtetuese, është e paqartë, për shkak të procedurave që duhet të përfundojnë. Fillimisht duhet të zgjidhet qeveria e re, e më pas të zgjidhet kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, sepse kryetari i tanishëm Kostadin Kostadinov u zgjodh kryetarë i Komunës së Strumicës ndërkaq pasardhësi i tij nuk është zgjedhur ende. Edhe pse komisioni ka nënkryetar, sipas rregullores së kuvendit, ai nuk ka kompetencë të thirr seancë të re të komisionit në të cilën do të merrej vendimi për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese do të mund të caktojë dhe të mbajë seanca, por vetëm nëse një gjykatës nuk pajtohet me vendimin konkret, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të fillojë procedura.

“Vendimmarrja është problem. Pra, të pesë gjykatësit duhet të jenë gjithmonë të njëzëri, vendimet duhet të merren unanimisht dhe çfarë nëse të paktën një gjykatës ka mendim ndryshe nga katër të tjerët?”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese për këtë vit do të mbahet më 18 janar. Atëherë në Kushtetuese do të jenë vetëm pesë gjykatës. Nëse pranë kësaj Gjykate vjen ndonjë nismë për të cilën duhet të merret vendim me dy të tretat e shumicës, nuk do të jetë e mundur deri në kompletimin e përbërjes së gjykatësve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button