Gjykata Kushtetuese nuk do të ngrejë procedurë për “Behtel-Enka”

Igor Stefanovski

Konsorciumi “Behtel – Enka”, i cili u përzgjodh me zgjidhje ligjore, në vend të procedurës së tenderit publik, do të ndërtojë rrugë në të gjithë vendin. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos nisë procedurë për kushtetutshmërinë e asaj zgjidhje ligjore të votuar pothuajse nga të gjithë deputetët, e cila i lejon kompanisë të ndërtojë korridoret 8 dhe 10.

https://www.youtube.com/watch?v=u9cOFd6OfPU

“Gjykata Kushtetuese vendosi të mos iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të Përcaktimit të Interesit Publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 (Aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostrada Trebenishtë – Strugë – Qafë-thanë) dhe Korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir)”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Nisma në kushtetuese ishte dërguar nga Komisioni Antikorrupsion, i cili vlerësoi se konkurrenca dhe mundësia e konkurrencës së ndershme se kush duhet të ndërtojë autostradat e mbetura nga korridoret 8 dhe 10 janë të kufizuara dhe zgjidhja ligjore ka boshllëqe ligjore që krijojnë hapësirë për subjektivitetin, ndikimin politik dhe tregtimin e pushtetit. Është gjithashtu e paqartë se sa do t’i kushtonte shtetit ndërtimi i gjithë këtyre rrugëve.

Ekspertët e fushës së prokurimeve publike tashmë kanë theksuar se zgjedhja e Behtel-Enka për ndërtimin e autostradave ka ngjashmëri me zgjedhjen e kompanisë kineze Sinohydro për të ndërtuar autostradën Koçevë-Ohër, rast në të cilin po gjykohen zyrtarë të qeverisë së kaluar.

Zv.kryeministri Artan Grubi është shprehur i kënaqur me faktin se Gjykata Kushtetuese nuk do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e zgjidhjes ligjore për ndërtimin e autostradave. Ai bëri të ditur se dy fazat e para të ndërtimit do të përfundojnë në vitin 2024, dhe bëhet fjalë për pjesët Tetovë – Gostivar, si dhe Gostivar – Kërçovë. Ndërsa faza e tretë, Trebenishtë – Qafë-thanë duhet të ndërtohet deri në vitin 2025. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button