Gjykata Kushtetuese punon me kapacitet të përgjysmuar

Gjykata Kushtetuese punon me kapacitet të përgjysmuar. Në vend të nëntë, gjykata aktualisht përbëhet nga vetëm gjashtë gjykatës, që për momentin është e mjaftueshme që Gjykata Kushtetuese të marrë vendime me shumicë, por nëse nuk ka emërim të gjykatësve kushtetues në tre muajt e ardhshëm, dështon edhe shumica. Mandati i gjykatësit Jovan Josifovski përfundon në janar kurs pasardhës nuk është emëruar as për gjykatësit Sali Murati, Nikolla Ivanovski dhe Elena Gosheva, mandati i të cilëve tashmë ka përfunduar. Numri i vogël i gjykatësve ende mund të paraqes problem gjatë marrjes së vendimeve të Kushtetueses.

 “Edhe krahas periudhës së shkurtër të kryerjes së funksionit kryetare e Gjykatës Kushtetuese, për mua janë të qarta sfidat, problemet dhe çështjet që duhet të zgjidhen në periudhën e ardhshme. Për shumicën e tyre, zgjidhjet janë në analizat dhe debatet që u realizuan në suazat e këtij projekti dhe kuptohet se do të konsultohen. Kjo do të ndodh pasi përbërja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë e plotë, për çka sinqerisht shpresoj që do të ndodh sa më shpejtë dhe e njëjta do të vendos si e plotë”- deklaroi Dobrilla Kacarska- kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

 Kacarska këtë e tha në konferencën e organizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut, e cila ka përgatitur analizë për punën e Gjykatës Kushtetuese.

  “Pavarësia të madhe deri më tani për lëndë të caktuar nuk tregoi Gjykata Kushtetuese dhe mendoj që të njëjtat në këtë drejtim duhet të korrigjohen. Politikë ka çdokund në jetë, por jo politikë të këtillë në drejtim të kryerjes së presionit. Megjithatë, ata janë gjykatës kushtetues, janë gjykatës që e mbrojnë aktin më të lartë”- pohoi Dobrilla Kacarska- kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Nga Instituti gjithashtu theksojnë se nevojiten intervenime në Kushtetutë si dhe në Rregulloren për punën e Gjykatës Kushtetuese, e miratuar që në vitin 1992. Ndryshimet janë para se gjithash që të mundësohet qasje më e madhe deri në Gjykatë lidhur me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, çështje për të cilat si dorëzues mund të jenë personal juridik dhe shoqata sipas Konventës Evropiane.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button