Gjykata Penale pranon aktakuzën për ryshfet në rastin “IPARD”, të akuzuar edhe Ilija Stoilev dhe Xhevded Nasufi

Gjykata Penale pranon aktakuzën për ryshfet në rastin “IPARD”, të akuzuar edhe Ilija Stoilev dhe Xhevded Nasufi

Gjykata Penale e pranoi aktakuzën ndaj 5 personave për vepra të ndryshme penale, përkatësisht dhënie ryshfeti, dhënie shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm, pranim shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm dhe pranim ryshfeti, në kuadër të së cilës është edhe një propozim-aktakuzë kundër 4 personave të tjerë dhe 1 personi juridik, të lidhur me shfrytëzimin e fondeve përmes programit IPARD.

Në fillim të shkurtit, aktakuzën për këtë rast e dorëzoi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndër të akuzuarit në këtë rast janë edhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Ilija Stoilev, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Xhevded Nasufi.

LEXO EDHE:

Back to top button