Gjykata ruse e dënon me nëntë vjet burg basketbollisten amerikane, reagon Joe Biden

Gjykata ruse e dënon me nëntë vjet burg basketbollisten amerikane, reagon Joe Biden

Joe Biden tha të enjten se dënimi i yllit të basketbollit, Brittney Griner me nëntë vjet burg për akuzat për drogë në Rusi ishte “i papranueshëm” dhe i bëri thirrje Moskës që ta lirojë menjëherë.

“Sot, shtetasja amerikane Brittney Griner mori një dënim me burg që është një kujtesë më shumë e asaj që bota e dinte tashmë: Rusia po e ndalon gabimisht Brittneyn”, pohoi presidenti amerikan.

“Është e papranueshme dhe i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë në mënyrë që të jetë me gruan, të dashurit, miqtë dhe shokët e skuadrës”, tha ai.

Mbrojtja e Griner tha se ata do të paraqesin një apel në emër të yllit të basketbollit amerikan, raporton theguardian.

Ekipi mbrojtës i Griner tha se gjatë dënimit gjykata kishte injoruar të gjitha provat që ata kishin paraqitur, si dhe pranimin e fajësisë së Griner.

Ata thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës së shtetit rus.

LEXO EDHE:

Back to top button