Gjykata Speciale, sot pritet paraqitja fillestare e Thaçit dhe Krasniqit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të bëjnë paraqitjen e parë gjatë kësaj jave në seancat fillestare të Gjykatës Speciale në Hagë.

Paraqitja fillestare e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kreut të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi do të bëhet sot në ora 11:00. E më pas në ora 15:00, do të bëhet paraqitja fillestare e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetit të Vetëvendosje Rexhep Selimit, të cilët do të dalin në seanca fillestare të martën ose të mërkurën.

LEXO EDHE:

Back to top button