Gjykatësi i dyshuar do ta pastrojë gjyqësorin? Zaev: Të gjithë të barabartë para ligjit

Zoran Teofilovski aktualisht është edhe anëtar i trupit për emërime, avancim dhe shkarkimin e gjyqtarëve në Këshillin Gjyqësor, por edhe person i akuzuar. Në Gjykatën Penale, kundër tij shqyrtohet një aktakuzë e ngritur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për atë nëse duhet të gjykohet ose jo. Zoran Teofilovski në Këshillin Gjyqësor erdhi nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Ai akuzohet për privatizim të paligjshëm të tokës në Tetovë, bashkë me gjashtë persona të tjerë. Edhe pse pastrimi në gjyqësor do të vijë nga Këshilli Gjyqësor, i cili është organ me kompetencë të tillë, Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se ky operacion do të jetë i suksesshëm. Fakti që Teofilovski është i akuzuar, sipas Zaev, tregon se ligji zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga vjen zyrtari, madje edhe nëse bëhet fjalë për vetë atë.

Mundësia të jemi potencialisht të të dyshuar, akuzuar dhe të ndiqemi penalisht për krim ekziston për të gjithë. Gjithsesi se prezumimi i pafajësisë gjithmonë duhet të respektohet dhe gjykatat do t’i tregojnë se kush është, por kjo nuk mund dhe nuk do të ndikojë në pavarësinë gjatë pastrimit të gjyqësorit. Me rëndësi është që nuk është pushteti ekzekuti ai që duhet të prekë, të mendojë ose në çfarëdo mënyrë të përfshihet në punën e gjykatave ose prokurorëve. Ato janë institucionet kompetente, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Sipas aktakuzës, gjykatësi Teofilovski para 10 vjetëve, si kryetar i shoqatës sportive Luboten -Tetovë, ka ndikuar të legalizohet një objekt në Tetovë i cili nuk ka ekzistuar. Në këtë i kanë ndihmuar drejtori i kompanisë dhe pesë punonjës të tjerë. Tokën ndërtimore prej 4,410 m2 e kanë blerë në emër të klubit të tenisit “Luboten” për çmim prej 43 denarë për një metër katror ose për rreth 3,000 euro. Ndryshe, toka ndërtimore ka pasur vlerë prej 358,000 euro.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button