Gjykim nga fillimi për rastin “Fushata”

Dëshmitari i mbrojtur i cili para 10 viteve pohonte se i ka dhënë 100 mijë euro Lube Boshkovskit, është zhdukur nga evidenca e MPB-së. Në gjykimin e sotëm për rastin “Fushata”, u tha se dëshmitari s’mund të gjendet në bazën e dëshmitarëve të mbrojtur të policisë. Në mënyrë shtesë, MPB informoi gjykatësin se nuk e din identitetin e personit që ka dëshmuar kundër Boshkovskit dhe se s’mund ta gjejë për gjykimin e ri, që është në rrjedhë e sipër.

Gjykata Penale

“Gjykata është njoftuar se Njësiti për mbrojtjen e dëshmitarëve pranë MPB-së nuk posedon të dhëna për identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Gjykata sërish do të drejtohet në MPB, duke u thirrur në njoftimet paraprake prej ku del se policia posedon me këto të dhëna kurse dëshmitari është sjellë në gjykimet paraprake”.

Boshkovski në rastin “Fushata” është dënuar me pesë vjet burg. Ai u arrestua më 6 qershor 2011, vetëm një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ishte përndjekur për marrjen e 130,000 eurove me akuzë për shpërdorim të detyrës dhe financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Çelësi kundër Boshkoskit ishte dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, i cili përmes video lidhjes pretendoi se “Vëlla Lubes” i ka dhënë para. Në vitin 2015, në kanalin YouTube u publikua një video e takimit të Boshkoskit në një restorant, ku ai dyshohej se e ka shitur emrin e shtetit për para. Materiali është akoma në këtë kanal. Me krijimin e PSP-së, u formua edhe çështja “Tortura”, e cila i referohet mënyrës në të cilën u arrestua Boshkovski. Të pandehurit në atë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe gjashtë anëtarë të njësisë policore “Alfa”. Të pandehurit do të dëgjojnë vendimin mbi arrestimin më datën 17 të këtij muaji.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button