Gjykimi për dhunën në Kuvend më 27 prill të 2017, po i afrohet fundi

Trajko Veljanoski nuk ndihet fajtor për ngjarjet e 27 Prillit, por ai ndjen keqardhje për ngjarjen nga e cila, sipas tij, kanë humbur të gjithë. Ish-kryetari i parlamentit në mbrojtje të tij sot para gjykatës, i akuzuar si një nga organizatorët e ndërhyrjes së dhunshme në Parlament katër vjet më parë, tha se nuk e dinte që më 27 prill do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit. Ai iu referua dëshmisë së Zoran Zaev i cili në sallën e gjyqit theksoi se Veljanoski respektoi Rregulloren, gjë të cilën e përsëritën edhe  deputetët e atëhershëm Petar Atansovski nga LSDM dhe Nikola Todorov nga VMRO DPMNE. Veljanovski thotë se ai nuk ka marrë urdhër të hapen dyert parlamentit për të hyrë njerëzit e grumbulluar.

Nuk është e vërtetë se më është paraqitur Biljana Brishkovska-Boshkovska me datë 27 që të hapen dyert e Parlamentit. Nuk kam pasur kontakt me te as para e as pas 27 prillit- tha Trajko Veljanoski, i akuzuar.

Veljanoski tha se komunikimi me Nikolla Gruevskin të enjten e përgjakshme nuk është provë se e ka organizuar ndërhyrjen e dhunshme. Nuk ka pasur asnjë komunikim me të akuzuarin Vlladimir Atansovski, ish kreun i DSK-së, për të cilin tha se e ka njoftuar në sallën e gjyqit. Nuk ka komunikuar as me Mile Janakieskin, ndërsa me Spiro Ristovskin ka pasur vetëm komunikim zyrtar sepse gjatë ngjarjeve, ai ishte Zëvendës Ministër i Arsimit. Më 31 mars, mbrojtjen e tyre do e paraqesin, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski dhe me këtë gjykimi afrohet ka fundi. Prokuroria të akuzuarit i ndjek penalisht si organizatorë të dhunës së 27 prillit.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button