Gjykimi për “Target-Fortesa” drejt fundit, vijojnë fjalët përmbyllëse

Me propozim të Prokurorisë, një ekspert ka analizuar raportin e kompanisë izraelite e cila, me kërkesë të DSK-së në vitin 2015, vërtetoi se në vend nuk ka përgjuar policia sekrete, por shërbimet e huaja me furgonë të verdhë. Ekspertiza e dokumentit ka treguar se, edhe pse janë përmendur 11 data kur në Shkup është përgjuar, vetëm tre përputhen me kohën kur izraelitët e kanë shkruar raportin. Për më tepër, eksperti zbuloi se dy stacionet bazë nga të cilat izraelitët kanë vërtetuar që rrjeti celular po ndiqej në mënyrë të paligjshme, në fakt kanë qenë stacione bazë të operatorëve Telekom dhe VIP e jo shërbime të huaja.

“Bazuar në atë që është paraqitur në raport, si ekspert nuk mund të më bind se raporti izraelit është punuar hollësisht, qartë dhe pa mëdyshje t’i tregojë të gjitha parametrat që unë si ekspert të sigurohem se janë detektuar stacione të rrejshme bazë. Në disa faqe, në mënyrë të paqartë tregohen parametrat që të vërtetohet se stacionet të rrejshme bazë janë zbuluar vërtet”, tha Kire Jakimoski- ekspert.

Në raport janë shënuar 11 data kur janë zbuluar aktivitetet e paligjshme të përgjimit, por nuk janë shpjeguar hollësisht me vendndodhje gjeografike. Është deklaruar vetëm pranë Kuvendit dhe pranë ambasadës britanike. Raporti për fugonët e verdhë dhe shërbimet e huaja u prezantua nga i arratisuri Nikolla Gruevski pas shpërthimit të skandalit me përgjimet e paligjshme të rreth 20 mijë qytetarëve. Me pretendim identik se DSK nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme, doli edhe i akuzuari Sasho Mijallkov i cili në dëshminë e tij iu referua pikërisht këtij raporti që ishte përgatitur derisa ishte drejtori i DSK-së. Në rastin “Target- Fortesa”, përveç Mijallkov, akuzohen edhe Gordana Jankulloska, ish Ministri i policisë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish agjentë të fshehtë dhe shtatë persona të tjerë nga DSK. Përveç përgjimit të paligjshëm, ata akuzohen gjithashtu për shkatërrimin e pajisjeve për përgjimin e komunikimeve, e cila vlerësohet në 1.4 milion euro. Gjykimi për këtë rast është afër fundit dhe pritet fjalët përmbyllëse të Prokurorisë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button