Gjyqi kundër UÇK në Hagë/ Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi nën akuzë! Do thirren 300 dëshmitarë
Gjyqi kundër UÇK në Hagë/ Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi nën akuzë! Do thirren 300 dëshmitarë
Pas dy vite e gjysmë në paraburgim, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të hënë dolën para trupit gjykues në seancën fillestare të gjykimit të tyre.
Për rreth pesë orë sa kishte në dispozicion, Zyra e Prokurorit të Specializuar parashtroi para gjyqtarëve lëndën ndaj të akuzuarve. Sipas ZPS-së Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi kryen krime për të arritur pushtetin duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së targetuan kundërshtarë politikë, kryesisht ata që përkrahnin LDK-në e persona që sipas prokurorisë i quanin tradhtarë ose kolaboracionist.
Prokuroria Speciale po ashtu insiston në faktin se UÇK kishte një hierarki e cila ishte në dijeni të të gjitha krimeve që kryheshin e që nuk kishte marrë masa për t’i parandaluar. E nga mbrojtja e viktimave u kërkuar edhe kompensim, duke shtuar se dëmi që kanë përjetuar vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi po gjykohen nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Top Channel








