Gjyqi vendosi: Dënim me burg për Dani Alves, për përdhunim

Ish-futbollistit të kombëtares së Brazilit, Dani Alves, i është shqiptuar dënimi prej katër vite e 6 muaj burg. Alvez i cili luajti te Barcelona, Juventusi dhe PSZH-ja, u akuzua për përdhunimin e një gruaje në një klub nate, në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Ish-përfaqësuesi dhe kapiteni i Brazilit ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë dhe tashmë ka marrë vendimin se e presin grilat edhe për 4 vite tjera.

Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro, si kompensim viktimës së agresionit seksual dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button