Gjyqtarët zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Gjyqtarët zgjedhin dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Gjyqtarët sot votojnë për dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, një nga radhët e gjyqtarëve suprem dhe një nga qarku i Apelit në Manastir.

Në fletëvotim nga radhët e gjyqtarëve suprem janë kandidatët Cvetanka Periq dhe Isamedin Limani, ndërsa nga Apeli Manastir gjyqtarët Aleksandar Kambovski, Tatjana Susuleska – gjyqtare në Gjykatën e Apelit Manastir dhe Alexandra Pop Stefanija – gjyqtare në Gjykatën Themelore të Ohrit. .

Këshilli Gjyqësor nuk e ka lejuar gjyqtaren Cvetanka Periq që të tërhiqet nga zgjedhjet, ndonëse ajo ka dërguar njoftim se tërhiqet nga gara zgjedhore për arsye shëndetësore.

Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve fillon në orën 08:00 dhe vijon deri në orën 15:00. Gjyqtarët votojnë për kandidatët e qarkut të tyre të apelit, ndërsa gjykatësit suprem votojnë për një kandidat nga Gjykata Supreme.

LEXO EDHE:

Back to top button