“Globsec 2023”, Rama: Hendeku mes fondeve të BE për vendet anëtare dhe rajonin, i jashtëzakonshëm

"Globsec 2023", Rama: Hendeku mes fondeve të BE për vendet anëtare dhe rajonin, i jashtëzakonshëm

Kryeministrii Shqipërisë Edi Rama ka shprehur disa pakënaqësi lidhur me ndihmat e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës së tij në “Globsec 2023”, në panelin e diskutimit mbi rajonin, në Bratislavë.

Sipas kryeministrit Rama, ekziston një hendek i jashtëzakonshëm mes vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kreu i qeverisë theksoi se fondet e dhëna nga buxheti i BE-së, mes 6 vendeve të rajonit, janë kryesisht 138 euro për qytetar, ndërsa për qytetarët e BE-së kjo shifër është 4750 euro.

Rama theksoi se nevojitet medoemos një ndryshim lidhur me mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe ndihmës, nëse BE nuk dëshiron të shohë një kthim pas të rajonit.
“Në të njëjtën kohë ndihemi të privilegjuar që kemi hapësirën tonë në këtë konferencë të sigurisë globale.

Më lejoni t’iu përmend disa të dhëna për të ndihmuar diskutimin dhe për të dhënë një përgjigje siç duhet. Më lini ta nis çfarë ndodhi në Europë dhe brenda shteteve të BE-së në përgjigje të krizës së madhe që goditi Evropën dhe ne.

Kjo shpjegon hendekun e jashtëzakonshëm mes vendeve anëtare të BE-së dhe BP-së.

Mes 2020-2021 përmes dy paketave shumë të mëdha: instrumenti për rimëkëmbjen dhe rezistencën e BE-së, BE dha 47.5 mld plus 672 mld për shtete anëtare, ndërkohë që për ne u dha 1 mld për të 6-të ne, mes të cilave 500 mln në grante dhe 500 mln në hua.

Megjithatë 500 mln në grante që ishin mbështetje e drejtpërdrejtë për problemin e përbashkët të energjisë nga të cilat Shqipëria mori 85 mln, ishte rishoërndarje e fondeve të IPA.

Për momentin, pika e fundit, është se fondet e dhëna nga buxheti i BE-së, mes 6 vendeve të BP janë 138 euro për qytetar dhe 4750 euro për qytetarët e BE-së.

Kjo është situata ku gjendemi dhe arsyeja përse ne mendojmë se kjo është problem jetë a vdekje për ne dhe biem dakord me atë që tha Ursula. Procesi i negociatave do kërkojë kohë, por nuk duhet nxituar.

Na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore mes BE-Ballkanit Perëndimor nëse s’duan të shohin Ballkani Perëndimor të kthehet pas sërish”, tha Rama.

Ky i fundit theksoi se dhënia e granteve për shtetet anëtare të Bashkimit Europian në Evropën Juglindore do të jetë 11-fish më e madhe krahasuar me Ballkanin Perëndimor.

“Pika e dytë që dua të përmend është që dhënia e granteve nga BE për shtetet anëtare në Evropën Juglindore do jetë 11-fish më e madhe krahasuar me BP.

Pika e tretë, fondet e IPA janë 90% ndihmë teknike dhe 10% investime.

Fondet e kohezionit janë 92% investime dhe 0.3% ndihmë teknike”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button