Goditet Bajerni, humb Kimihun deri në fund të vitit

Ylli i Bajern Munihut, Xhoshua Kimih, pas operacionit në gju, nuk do arrijë të shërohet nga lëndimi para vitit 2021. Mbrojtësi 25-vjeçar u zëvendësua në minutën e 36-të, pasi lëndoi muskujt në fitoren ndaj Borusia Dortmundit 3-2.  Klubi gjerman përmes një komunikate ka konfirmuar se mbrojtësi gjermani nuk do rikthehet së paku deri në muajin janar.

Shkaku i këtij lëndimi të tmerrshëm, lojtari do humbasë edhe ndeshjet e Kombëtares së Gjermanisë. Nga ana tjetër, Bajerni vazhdon me formën e frikshëm duke qenë në kreun e Bundesligës dhe realizuar 27 gola në vetëm shtatë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button