Zidan: Une e kam fajin, se duhej të gjej zgjidhje

Zinedin Zidan u paraqit në një konferencë për shtyp me një gjest shumë serioz, pas një disfate shumë të vështirë, duke marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete. Trajneri francez, nuk e shpjegoi dot rënien e skuadrës së tij pas golit të parë të Valencias.

Pas golit, ne ramë pak poshtë dhe ndryshuam dinamikën e asaj që po bënim. Gjithçka na ndodhi, me të vërtetë. Është e vështirë ta kuptosh lojën tone sonte. Ata janë të gjithë lojtarë të Real Madridit dhe kjo është arsyeja pse zgjodha këtë njëmbëdhjetëshe.

Trajneri francez nuk u ndal në faktin që Reali u ndëshkua me 3 penalti.

Unë nuk merrem me gjyqtarët, janë ata që arbitrojnë. Nuk ka justifikime për mbrojtjen. Pas golit të parë u copëtuam. Gjithçka është për t’u kritikuar sonte. Është e vërtetë se nuk jemi prapa (në mbrojtje) si më parë.

Fajtori?  – Nuk mendoj se Valencia ka qenë më mirë taktikisht. Sidoqoftë, unë jam fajtori, sepse duhet të gjej zgjidhje.

LEXO EDHE:

Back to top button