Goditet Bajerni, humb mesfushorin me ndikim përmes lëndimit

Mesfushori gjerman i Bayern Mynih, Leroj Sane, rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj PSZH-së. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori nuk është stërvitur dy seancat e fundit, për shkak të një ndrydhje në kavilje.

Sipas mediave gjermane, problemi është disi më i madh se sa parashikohej, andaj mund të qëndrojë disa javë pushim.

Lojtari i është nënshtruar sot analizave të mëtejshme, duke mos zbritur në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Me 100% lojtari nuk do të zbresë në fushë ditën e shtunë ndaj Shtutgardit në Bundesligë, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e Ligës së Kampionëve. Gjendja e Sane do të monitorohet ditë pas dite.

LEXO EDHE:

Back to top button