Goditet Interi, lëndohet sulmuesi argjentinas

Lajme të këqia për Interi, pasi që sulmuesi Lautaro Martinez është dëmtuar dhe ka braktisur grumbullimin me Argjentinën. Sulmuesi 24-vjeçar ka provuar të rikuperohet deri në fund, por trajneri Skaloni e ka parë të udhës që mos të rrezikojë dhe ta lejojë sulmuesin të udhëtojë drejt Italisë sërish.

Një lajm jo i mirë ky për Argjentinën dhe për Interin pasi Lautaro është një futbollist shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet.

Lautaro pritet të zëvendësohet nga një tjetër zikaltër te Argjentina, pikërisht nga Joakin Korrea. Pas barazimit me Paraguain, Argjëntina do të luajnë ndaj Uruguait dhe Perusë.

LEXO EDHE:

Back to top button