Goditet Milani, Hernandez preket me “Covid 19”

Një shuplakë e madhe për Milanin vjen nga COVID-19. Lojtari kryesor i tyre ka rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për Teo Hernandes, i cili menjëherë pasi është rikthyer nga ndeshjet e kombëtares ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë ka bërë dhe testin për të mësuar nëse është i prekur apo jo dhe ndodhi ajo që nuk pritej. Mendohet se francezi, mund ta ketë marrë COVID-19 nga bashkëatdhetarët e tij, Giroud, Kante dhe Raboit të cilët janë konfirmuar të prekur me koronavirusin.

Kujtojmë se Milan do luajë ndaj Veronës në kampionat me 16 tetor dhe mungesa e Teo Hernandez do të rëndojë shumë në ekip.

LEXO EDHE:

Back to top button