Goditja e parë e Agim Ibraimit, prezanton Kamer Qaka-n te Partizani
Skuadra e Partizanit të Tiranës ka bërë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të janarit. Ekipi shqiptar, ka transferuar mesfushorin e njohur, Kamer Qaka. Ky i fundit ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysmë është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.
30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës, ku është aktivizuar në të gjitha përballjet evropiane.

I lindur në Pejë, Qaka gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Norvegji me klubet e Raufoss, Honefoss apo edhe Sarpsborgut. Ai ka luajtur gjithashtu me Poli Iasi-n dhe Steauan e Bukureshtit në Rumani dhe Mezokovesd-in në Hungari./Indeksonline/








