Goditje e rëndë për Barcelonën, ylli i ekipit jashtë fushës për gjashtë javë

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të mungojë për të paktën gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në menisk. 21-vjeçari sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar, por tani përballet me një tjetër periudhë jashtë fushave.

Stafi mjekësor e vlerësoi pas dy javësh pushim, pasi ai mungoi ndaj Rajo Vallejkanos. Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona po ndjek një trajtim konservativ për të shmangur ndërhyrjen kirurgjikale të Gavit. Megjithatë edhe nëse nuk operohet, ai nuk do të rikthehet para pushimit ndërkombëtar të tetorit. Rikthimi i tij pritet të jetë pas ndeshjes me Xhironën më 18 tetor. Pjesëmarrja në El Clasico më 26 tetor është shumë e pasigurt, edhe nëse rikuperimi shkon mirë. Midis këtyre dy ndeshjeve, Barcelona do të përballet me Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve. Para pauzës, Barcelona ka edhe shtatë ndeshje të tjera: Valencia, Njukasëll, Getafe, Real Oviedo, Real Sosiedad, PSZH dhe Sevilja.

Trajneri Hansi Flik do të mbështetet te Frenkie de Jong, Pedri dhe Mak Kasado si zëvendësues për Gavin, ndërsa Mark Bernal mund të përfshihet në rotacion

LEXO EDHE:

Back to top button