Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013. Në dokumentin e nënshkruar prej Begajt shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella””, thuhet në dekret.

Ndërkohë seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, nisi me tensione.. ( atmosferë) Shkak u bë kërkesa e Sali Berishës për të folur në foltore. Vasil Llajo, i cili drejton këtë seancë, kërkoi që të respektohet rregullorja dhe të lejohet ngritja e komisionit të përkohshëm të mandateve.
Kjo solli bllokimin e foltores së Kuvendit.

Rama ka shkruar se në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar Diella, ministrja më e re e qeverisë së re të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon“, shkruan Rama në “X”.

Ndryshe, Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, që sapo mori edhe bekimin e presidentit Bajram Begaj ka pushtuar faqet e mediave ndërkombëtare. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, si “The Guardian”, “Euronews”,” Washington Post” e “France 24”, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button